Stambolli gati për finalen e super-kupës së Evropës, tifozët e të dyja skuadrave presin fitore

Qyteti i Stambollit sot merr frymë në ritmin e super – kupës së Evropës, duke pritur ndehsjen e madhe mes Liverpoolit dhe Chelseat, – njofton Gazeta e Re.

Fansat e dy klubeve që mbrëmë e ‘pushtuan’ qendrën e Stambollit. Janë të kënaqur nga atmosfera dhe mikpritja e nikoqirëve. Fansat e Liverpoolit janë më shumë në numër në krahasim me ata të Chelseat.

Në Stamboll janë të pranishëm edhe një numër i madh i ekipeve televizive nga pothuajse të gjitha shtetet evropiane, që kanë ardhur enkas për spektaklin e finales.

“Konsideroj që ndeshja do të jetë e barazuar. Kanë luajtur mes vete në para-sezon, mendoj që Liverpooli patjetër që është favorit, sepse janë fitues të Ligës së Kampionëve, por edhe Chelsea është ne formë e cila ka mundësi të nxjerr rezultat të mirë sonte. Pres stadiumi të jetë i mbushur me fansa të te dy skuadrave. Nuk pash shumë fansa të Chelseat, por pres të vijnë sot dhe të bëjnë zhurmë “, tha një gazetar i sportit nga Anglia.

Fan zona kryesore është vendosur në sheshin “Taskim”, ku edhe janë organizuar një numër i madh i aktiviteteve argëtuese, kurse fansat vendorë dhe ato të huaj kanë mundësi të fotografohen me trofeun e super-kupës së Evropës. /Gazetaere.com/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet