Stamboll – Shoferi i taksisë dorëzon 300.000 eurot e harruara në makinë

Një shofer taksie mori nga Aeroporti i Stambollit një klient me shtetësi të huaj, të cilin e la në hotelin ku do të qëndrojë. Pasi e la klientin taksisti pa një çantë të harruar në sediljen e pasme të automjetit.

Shoferi i taksisë pa që çanta e harruar ishte e mbushur me valutë.

Ai i telefonoi menjëherë hotelit ku kishte lënë klientin e tij dhe ia dorëzoi poseduesit çantën e harruar me 300 mijë euro brenda.

Kategoritë
BotaLajme