Stamboll, për finalen e Superkupës janë angazhuar 15 mijë policë

Policia e Stambollit përmes një njoftimi thekson se me rastin e ndeshjes në të gjithë Stambollin, nëpër sheshe, aeroporte dhe në vendet e tjera publike janë angazhuar gjithsej 15 mijë policë.

Skuadrat angleze Liverpool dhe Chelsea sonte në Stamboll do të përballen në ndeshjen finale të Superkupës së UEFA-s, ndërkaq me këtë rast në Stamboll për ruajtjen e rendit janë angazhuar 15 mijë policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja Liverpool-Chelsea do të luhet sonte në ora 22:00 sipas kohës lokale në stadiumin Vodafone Park, në fushën e ekipit turk Beşiktaş.

Policia e Stambollit përmes një njoftimi thekson se me rastin e ndeshjes në të gjithë Stambollin, nëpër sheshe, aeroporte dhe në vendet e tjera publike janë angazhuar gjithsej 15 mijë policë. Nga ky numër, brenda dhe rreth stadiumit janë angazhuar 8.500 efektiv të policisë.

Për shkak të ndeshjes janë bllokuar disa rrugë për rreth stadiumit.

Superkupa është ballafaqim i dy fituesve të garave evropiane, fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Kupës së UEFA-s.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet