Stamboll, namazi i parë i sabahut në Ajasofja pas hapjes

Ajasofja që nga dita e djeshme-24 korrik, përsëri është hapur për namaz.

Në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) në Stamboll, është falur namazi i parë i sabahut pas 86 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë muslimanë nga të gjitha pjesët e Turqisë, por edhe vendeve të tjera, pas thirrjes së ezanit, të cilët natën e kaluan në sheshin para xhamisë, nxituan për të falur namazin e sabahut në Ajasofja.

Gjatë faljes i pranishëm ishte edhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, kurse namazit i priu muftiu i Stambollit Mehmet Emin Maşalı.

Njëkohësisht, zyrtarët e Kryesisë së Çështjeve Fetare u kujdesën që të pranishmit të respektojnë rekomandimet e masave të distancës me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Një numër i madh besimtarësh mbetën jashtë xhamisë, për çka u ndërmorën masa shtesë të sigurisë.

Ajasofja, sipas urdhëresës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, do të jetë e hapur 24 orë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet