Stamboll – Aeroporti i ri mirëpriti mbi 637.000 pasagjerë në 5 ditët e para të hapjes

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore në Turqi (DHMI) ka bërë të ditur se numri total i pasagjerëve që kanë marrë shërbime në aeroportin e ri të Stambollit në datat 7-11 prill është 637 mijë.

Në komunikatën e lëshuar nga DHMI thuhet se numri i pasagjerëve që janë pritur në 5 ditët e para të hapjes së aeroportit është 329 mijë e 106, kurse ai i udhëtarëve që janë përcjellë është 308 mijë e 668. Pra numri i përgjithshëm i udhëtarëve që e kanë përdorur aeroportin e ri të Stambollit është 637 mijë e 774.

Numri i avionëve që janë ulur në aeroport është 2 mijë e 18, kurse numri i atyre që janë ngritur është 2 mijë e 43, ose 4 mijë e 61 fluturime në total.

Transferimi nga aeroporti “Ataturk” për në aeroportin e ri të Stambollit u realizua me një operacion gjigand në datat 5-6 prill. Aeroporti i Stambollit tani është qendra e re aviacionit botëror.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet