Stadiumet e Turqisë të gatshme për nominim në EURO 2024

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) është përgatitur t’i dorëzojë UEFA-së dosjen zyrtare për kandidaturë për organizimin e EURO 2024.

Stadiumet në qytete të ndryshme të Turqisë janë të gatshme të bëhen nikoqirë për Kampionatin Evropian 2024 (EURO 2024), raporton Anadolu Agency (AA).

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) është përgatitur t’i dorëzojë UEFA-së dosjen zyrtare për kandidaturë për organizimin e EURO 2024. Ndërkohë, fotografitë e shkrepura nga AA tregojnë se stadiumet janë të gatshme për ndeshjet.

Në mesin e stadiumeve të Turqisë gjenden stadiumi Türk Telekom, ku ndeshjet i luan Galatasaray, stadiumi i Kryeshbashkisë së Bursës, në të cilën ndeshjet i luan Bursaspor, stadiumi Şenol Güneş në qytetin e Trabzonit, Stadiumi i Ri në Kocaeli, stadiumi i Antalyas, stadiumi i Gaziantepit, stadiumi i ri i Eskişehirit, stadiumi Kryebashkisë së Konyas, si dhe stadiumi olimpik Atatürk.

Pritet që së shpejti të përfundojë edhe stadiumi i ri që do të ndërtohet në kryeqytetin Ankara.

Ndërkohë, rival i Turqisë për organizimin e kampionatit është Gjermania.

Vendimi mbi atë se kush do të jetë organizator do të merret nga Bordi Ekzekutiv i UEFA-së në shtator të vitit 2018.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet