Stacioni kozmik kinez do të bie në Tokë, ka rrezik për helmim

Stacioni kozmik kinez konsiderohet si jashtëzakonisht toksik dhe rënia e tij në planet pritet të ndodhë më së largu deri në muajin prill të këtij viti.

Stacioni kozmik është plotësisht jashtë kontrollit të njerëzve në orbitën e Tokës, thonë ekspertët për Daily Mail.

Tiangong -1, e cila është duke rënë drejt Tokës duke bartur një sasi të madhe kimikalesh toksike do të godasë Tokën në mars, ose prill.

Edhe pse shumica e pjesëve të tij do të digjen në atmosferë, vlerësohet se disa pjesë të stacionit do të mbijetojnë dhe ato janë të rrezikshme pasi përmbajnë  hidrazin të rrezikshëm.

Agjencia evropiane e hapësirës vlerëson se periudha e goditjes në Tokë do të ndodhë ndërmjet 13 mars deri 21 prill, por nuk dihet vendi se ku do të bie për shkak të ndryshimit të orbitës të fluturakes.

Tiangong-1 ishte dërguar në orbitën e Tokës në vitin 2011 dhe ishte përshkruar si simbol politik i Kinës.

Ishte përdorur për misione pa ekuipazh.

Kimikale të nivelit të lartë toksik mund të përhapen kudo në Tokë, pasi pjesët e fluturakes kineze të përplasen në planet.

Hidrazini që përdoret si karburant raketor mund të shkaktojë kancer.

Organizata Aerospace Corp tregon tiparet e hidrazinit, i cili nuk ka ngjyrë, është i lëngshëm, por ndonjëherë edhe në formë kristalesh kur lidhet me bazën reaktive.

Simptomat te personat e prekur nga hidrazini përfshijnë iritim të syve, hundës, fytit, dhimbje koke, mundim, komë, dëmtim mëlçie, veshkave dhe sistemit nervor.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet