Specialja e fton edhe Lladrovcin

Gjykata Speciale e ka ftuar për në Hagë edhe kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci. Ai është ftuar në Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Njoftimin për ftesën Lladrovci e ka bërë publik në një postim në Facebook;

Postimi i Lladrovcit:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet