Spahiu: Koalicioni i LDK-së me VV-në ia mundëson Amerikës ta kontrollojë Kurtin

Nexhmedin Spahiu, analisti politik, ka thënë se Albin Kurti i ka ndryshuar qëndrimet e veta të cilat i sollën dalje në vendin e parë në këto zgjedhje.

Spahiu në një intervistë për emisionin Info Magazine e Klan Kosovës deklaroi se nëse Kurti do të ndryshonte më shumë ai do të kishte një numër më të madh të përqindjes së votave në këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

“Nëse ai do të kishte ngelur me qëndrimet e veta të para 10 vjetëve nuk do të dilte i pari në zgjedhjet e 6 tetorit. Fakti që ai ka ndryshuar i ka mundësuar fitore, por nëse do të ndryshonte më shumë përqindja e fitores së tij do të ishte shumë më e madhe dhe nuk do të ishte deri në momentin e fundit se a do të fitonte, ai ose Vjosa Osmani”.

Ai ka theksuar se është mundur që të ketë një qeveri të ardhshëm të formuar nga LDK-ja dhe VV-ja.

“Është shumë e gjasshme që do të ketë një qeveri mes LDK-së dhe VV-së  e pamë edhe përmes deklaratës së Iivica Daçiq që i ishte i informuar disa muaj më parë nga Mathew Palmer se kush do ta formojë qeverinë e ardhshme, që do të thotë se amerikanët kanë qenë të përgatitur për këtë qysh kohë më parë”.

“Këto zgjedhje që kaluan mirë dhe në mënyrë të rregullt, dukej se ambasada amerikane qëndroi jo vetëm me fjalë por edhe me vepër, plotësisht  i paanshëm, në zgjedhjet e kaluara ambasadorët e tjerë edhe pse thonin me fjalë ata zakonisht përkrahnin PDK-në, prandaj PDK-ja i fitonte zgjedhjet, në këto zgjedhje  Kosnnett ishte me ndryshe se ambasadorët e tjerë. Shihej se ata janë bërë gati për këtë ndryshim”.

“Në anën tjetër koalicioni me LDK-në ju mundëson amerikanëve që ta kanë nën kontroll Albin Kurtin, sepse në çdo moment që ai do të ndryshoj ndonjë interes strategjik të Kosovës si foshnjë amerikane ata vetëm i thonë LDK-së të prishin koalicionin, dhe sigurisht që LDK-ja do ta prish”.

“Do të ishte budallaki nëse nuk dëgjohet SHBA-ja,  sepse ne duhet të jemi koshient ku jemi dhe çfarë ushtrie kemi e se a mundemi të mbrohemi edhe ne s’jemi çliruar vetë edhe vështirë se do të mbërrijmë për disa kohë ndoshta kurrë edhe e kemi vështirë me u mbrojt vetë”.

“Imagjinojeni një situatë për shembull nëse ata bëjnë një zgjidhje siç është ajo me shkëmbim të territoreve edhe thonë edhe KFOR-i largohet nga veriu dhe ushtria serbe futet. Edhe sa do të jetë  ushtria e Kosovë e gatshme me mbrojt dmth atë pjesë të territorit”.

“Në atë çfar bëjmë edhe në raport me Serbinë sigurisht se duhet të mbështetemi tek aleatët tanë të fuqishëm. Përndryshe ne nuk mundemi në krye në veti, ne mund të jemi më të mençur se ata, Kurti mundet të jetë me i mençur se Trump por nëse vepron në kundërshtime interesat strategjike amerikane ose me këshilla të tyre sigurisht që humbëse do të jetë Kosova”, ka  thënë Spahiu.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet