Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në UEFA

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në UEFA
Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në UEFA

Janë dy emra që mund të zëvendësojnë Michel Platini në presidencën e UEFA-s, në zgjedhjet e programuara për sot në Athinë, numri një i Federatës Holandeze të Futbollit, Micheal Van Praag, 68 vjeç, i cili është edhe zëvendës president i UEFA-s dhe presidenti i Federatës Sllovene, Aleksander Ceferin, 48 vjeç, për të cilin do të votojë Federata Italiane.

Zgjedhjet do të zhvillohen në kuadrin e kongresit të 12-të të UEFA-s. Ceferin, i cili ka mbështetjen e 32 nga 55 federatat anëtare, nuk është shprehur entuziast për formulën e re që do të revolucionarizojë  Champions. Sistemi i kualifikimit aktual është “një model ideal”, ka deklaruar Ceferin. Ai është shprehur se një superligë evropiane për klubet është “jashtë diskutimeve”.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet