Sot shënohet 140 Vjetori i Lidhjes së Prizrenit!

Ramazani është muaji i shëmimit të disa ngjarjeve madhore, të cilat kanë lëne gjurmë të pashlyera në historinë e muslimanëve dhe jo vetëm. Këtë vit ka rastis që në Ramazan të jetë 140 vjetori i një ngjarjeje me peshë të rëndësishme kombëtare, Lidhjes së Prizrenit. Me 10 qershor bëhen 140 vite nga mbajtja e këtij takimi te rëndësishëm gjithëkombëtar, në të cilin u vunë themelet e shtetësisë shqiptare.

Duke parë rrezikun që i kanosej trojeve tona nga shtete sllave dhe mungesën e vullnetit të Fuqive të Mëdha për të bërë zgjidhje të drejtë, figura të ndritura dhe emra të mëdhenj të kombit tonë u bashkuan me qëllimin e gjetjes së mundësive për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sigurimin e autonomisë administrative të trojeve tona.

Lidhja e Prizrenit konsiderohet si një lëvizje e vërtet e gurit të historisë, një moment që nxjerr emra të mëdhenj në shesh, si: Myderris Haxhi Ymer Prizreni, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Sylejman Vokshi, Mulla Zejnel Abidini i njohur në popull më shumë si Haxhi Zeka, vëllezërit Frasheri, Idriz Seferi, etj. Lidhja e Prizrenit është histori e gjallë, histori që flet. Mbajtja e saj në xhami, dhe forma e organizmit të jetës, flasin për lidhjen e pashkëputshme ndërmjet fesë dhe vatanit, vërtetojnë kontributin historik të hoxhallarëve në ruajtjen e kombit, shpalosin rolin shumëdimensional fetar, edukativ, arsimor dhe kombëtar të xhamive, vërtetojnë bashkëjetesën e shqiptarëve muslimane në një vend me të tjerët, si vlerë dhe virtyt i kultivuar nga feja, ndërkohë që i japin përgjigje edhe të gjithë atyre që fenë e shohin si pengesë të zhvillimit kulturor, shkencor e politik të vendit. Andaj, duke marrë si shkas këtë përvjetor të 140 të kësaj lidhjeje të bekuar kombëtar, ne duhet të trasojmë rrugët e paraardhësve tanë, figurave embleme të shtetësisë sonë, të cilët fenë dhe kombin i kanë parë si dy gjëra që jo vetëm që mund të ecin bashkë, por janë edhe të pandashme në rrugën e formimit shtetëror dhe kulturor.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet