Sot rikthehet vëmendja te mjedisi dhe lufta ndaj ndotjes

Ndotja e ambientit, mbetet shqetësim dhe preokupim i qytetarëve. Institucionet nuk kanë arritur të ndërtojnë ndonjë strategji nëpërmjet së cilës do ta edukonin qytetarin dhe njëkohësisht do ta zbusnin nivelin e ndotjes. Por sot me 22 shtator, vëmendja është rikthyer sërish te kjo çështje, ende praktikisht nuk jemi futur në ditët e ftohta – shkruan Gazeta e Re.

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), sot u është bërë thirrje qytetarëve që t’i braktisin veturat dhe udhëtimin ta bëjnë duke i shfrytëzuar  mjetet e transportit urban, biçikletat ose të ecin në këmbë.

“I/e nderuar, 22 Shtatori është Dita pa Makina. Ec në këmbë, përdor biçikletën apo mjetet e transportit publik dhe mjetet alternative që nuk shkaktojnë ndotje. Mendo për mjedisin!” – shkruan në mesazhin e dërguar nëpërmjet operatorëve telefonikë në Kosovë.

Kjo thirrje për mobilizim, riaktualizon një shqetësim të përvitshëm, me të cilin përballen institucionet relevante, përkatësisht qytetarët. Para disa ditësh specialistja e shëndetit publik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike Antigona Dervishaj, në një intervistë për Telegrafin, tha që

Antigona Dervishaj, specialiste e shëndetit publik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në një intervistë për Telegrafin ka thënë që ndotja mbetet një problem shqetësues.

“Qytetarët me të drejtë frikohen për ndotjen e ajrit. Kemi tejkalime të vlerave të ndotjes. 50-70% kemi ndotje nga KEK-u, 10-15% ndotja na vije nga makinat e vjetra, nuk pastrohen rrugët, kemi vende të pakta gjelbëruese, dhe ngrohja me qymyr në sezonin e dimrit” – janë sipas saj faktorët ndotës të ajrit.

Ngrohjet që për lëndë kanë shfrytëzojnë thëngjillin, po ashtu mbeten problem në vetvete. Duke folur për këtë ajo ka shtuar se: “Zgjidhja më e mirë do të ishte shtrirja e kogjenerimit. Edhe bizneset janë ndotës të ajrit, të cilët përveç drurëve, thëngjillit përdorin edhe mjete të tjera për ngrohje siç janë gomat”.

Praktikat e ndjekura në botë, sipas saj, mund të shfrytëzohen edhe në rastin tonë. Shfrytëzimi i linjave urbane për udhëtim, përdorimi i katalizatorëve të ajrit, kontrollimi teknik i veturave, mund ta zbusin problemin. Çështja e ndotjes, qe diskutuar edhe në parlament, ku disa nga subjektet politike kërkonin masa urgjente, veçanërisht ndaj KEK-ut që cilësohet si një ndër ndotësit më të mëdhenj në ajrit. Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI), Prishtina më datën 28 janar të vitit 2017, është renditur ndër vendet më të ndotura në botë./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet