Sot dhe nesër erëra të forta, eksperti i çështjeve të emergjencave apelon për kujdes

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, përmes një shkrimi të bërë në faqen Facebook, ka thënë se sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës janë paralajmëruar për sot dhe ditët në vijim erëra mesatare deri të forta, në disa rajone të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se qytetarët duket kenë informacione në lidhje me rreziqet dhe dëmet, prandaj duhet pasur edhe kujdes të shtuar.

“Qytetarët duhet të kenë informacione për rrezikun nga këto erëra dhe dëmët që mundë të shkaktojnë ato, duke filluar nga dëmtimi i shtëpive dhe pullazeve, zhvendosja apo hedhja e objekteve të ndryshme, kontejnerëve, shkulja e drunjëve, dëmtimi dhe shkatërrimi i kulturave bujqësore.
Ndërsa vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet degëve, kabllove dhe shtyllave elektrike, pllakave të çative ose objekteve të tjera, që mund të bien nga lart dhe që mundë të rrezikojnë edhe vetë jetën e njerëzve”, shkruan njohësi i çështjeve të emergjencave.

Ai në fund thotë se drejtoritë komunale për emergjenca si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, për t’u ndihmuar qytetarëve në rast nevoje.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet