Sony Xperia XZ1 arrin me softuerin Android 8.0

Sony Xperia XZ1 është telefoni i parë me sistemin më të ri operativ Android 8.0 O.

Telefoni me sistemin e ri operativ do të shitet në SHBA.

XZ1 është telefoni i parë komercial botëror, i cili arrin me sistemin e parainstaluar Android O, transmeton KosovaPress.

Kjo do të thotë se Sony Xperia XZ1 do të ketë të gjitha përditësimet e reja të Google, përfshirë edhe ikonën, sistemin e përditësuar dhe menynë për rregullime.

Sony Xperia XZ1 ka procesor Qualcomm Snapdragon 835, 4GB RAM, 64GB hapësirë të brendshme, bateri 2700mAh, kamerë për selfi prej 13MP dhe kamerë të pasme 19 MP Eye Motion me video-xhirim 960fps.

Kategoritë
Teknologji

Të ngjajshmet