Sony prezanton mini-kontrolluesin e ri për PS4 (Foto)

Risia më e re nga Sony nuk është video-lojë, por version plotësisht i ri i kontrolluesit për konzollën e tanishme, përkatësisht Playstation 4.

Kontrolluesi për nga dizajni dhe karakteristikat është i dedikuar para se gjithash për të rinjtë.

Pajisja lidhet me PS4 përmes kabllos, në vend të kontrolluesit të deritanishëm pa tela, andaj edhe quhet Mini Wired Gamepad.

Pajisja do të jetë e pranishme fillimisht vetëm për tregun amerikan, ku do të prezantohet për Krishtlindje, me çmim prej 30 dollarësh,/kp/

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet