Sonte luhet “Der Klassiker”: Kush do të fitojë, Dortmund apo Bayern?

Borussia Dortmund do t’i synojë tri pikë kundër Bayern Munich në derbin vendimtar në Bundesligë, në mënyrë që të mbetet në garë për titull gjashtë javë para përfundimit të sezonit.

Derbi më i madh gjerman që njihet si “Der Klassiker”, luhet sot në orën 18:30 në Signal Iduna Parkun e zbrazët, i cili këtë herë nuk do t’i numërojë më shumë se 80 shikues shkaku i pandemisë koronavirus.

Dortmund, që radhitet e dyta në tabelën e Bundesligës, e pret liderin e ligës, Bayern Munichun, në një derbi me rëndësi edhe më të veçantë.

Që të dyja skuadrat i kanë fituar dy ndeshjet e tyre të para këtë muaj, që kur ka rinisur kampionati në Gjermani, përderisa Bayerni e nis ndeshjen me katër pikë diferencë në krye të tabelës.

Fitorja në derbin e sotshëm do të bënte që Bayerni të krijojë epërsi prej shtatë pikësh me vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund, kjo do të thotë se skuadra e Hansi Flick do ta kishte njërën dorë në trofe derisa fitorja e Dortmundi do ta bënte garën për titull edhe më të zjarrtë.

Ecuria prej gjashtë fitoreve radhazi i jep vetëbesim më të madh skuadrës së Dortmundit që të hakmerret për humbjen me rezultat 4 me 0 kundër Bayernit në pjesën e parë të këtij sezoni.

Sulmi i Dortmundit ka qenë vrastar, përderisa mbrojtja e tyre ka arritur ta kontrollojë deri më tani Schalke dhe Wolfsburgun.

Dortmundi tani do të testohet kundër një skuadre të Bayernit që sapo ia ka shënuar pesë gola Eintracht Frankfurtit, mirëpo skuadra e Lucien Favre e ka pranuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës.

Janë publikuar po ashtu edhe formacionet zyrtare të dy ekipet:

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet