Sondazh: Francezët nuk e duan Kosovën në BE

Shumica e qytetarëve francezë nuk e mbështesin anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka bërë të ditur një sondazh.

Madje, sipas gjetjeve të këtij sondazhi, Kosova kryeson këtë listë.

Sondazhi i zhvilluar nga instituti “Open Society European Policy Institute” dhe organizata me bazë në Berlin, “D-Part”, thotë se kur janë pyëtur, “Për secilin nga vendet e poshtëshënuara, ju lutemi të tregoni se deri në çfarë mase do të ishte gjë e mirë apo e keqe në përgjithësi, nëse ato do të anëtarësoheshin në BE”, 65 për qind e qytetarëve francezë të intervistuar u përgjigjën me mendim Shumë të keq për Kosovën (me 15 për qind që u përgjigjën me Gjë të mirë); 60 për qind për Shqipërinë (20 për qind respektivisht); 60 për qind edhe për Serbinë (22 për qind respektivisht); 58 për qind për Bosnje e Hercegovinën (20 për qind respektivisht); 49 për qind për Maqedoninë Veriore (25 për qind respektivisht); dhe 49 për qind për Malin e Zi (27 për qind respektivisht), raporton dtt-net.

Sipas sondazhit, një shumicë e të anketuarve francezë nuk e ndjejnë fort zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Më pak se një e treta (28 për qind) thanë së shtimi i vendeve të BP-së në BE do të ndikonte në jetët e tyre ose së paku në ndonjë mënyrë.

Kategoritë
LajmeVendi