Sodë buke e vaj kokosi për të larguar aknet

Ëndrra e çdo gruaje është që të ketë lëkurë të shëndetshme, të përsosur dhe të rrezatojë.

Për të arritur këtë, shumë gra shpenzojnë shumë para në produkte kozmetike të shtrenjta në kërkimin e tyre për të gjetur atë që i përshtatet më mirë lëkurës së tyre.

Por, janë disa produket që janë lehtësisht të disponueshme dhe më të lira, dhe që mund t’i gjejmë lehtësisht në shtëpitë tona mund të ofrojnë të njëjtat efekte, nëse jo edhe më të mira në lëkurën tuaj.

Bollëku i produkteve të bukurisë në treg zakonisht ngarkohen me substanca që mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë në lëkurën tuaj, transmeton Klan Kosova.

Madje ato shpesh e bëjnë lëkurën tuaj të krijojë varësi dhe sapo të ndaloni përdorimin e tyre, lëkura juaj kthehet në pamjen e saj të vjetër.

Për shembull, nëse përdorni një krem ​​fytyre kundër puçrrave dhe akneve për disa kohë, sapo ju të ndalni përdorimin e tij, lëkura juaj do të bëhet më e errët se zakonisht.

Për të mos përmendur edhe se disa nga produktet janë kaq të ashpra që mund të dëmtojnë edhe lëkurën tuaj.

Prandaj më poshtë e keni një maskë që ka vetëm pëbërësë natyralë e që është shumë herë më e mirë se krejt produktet kozmetikore.

Receta e mëposhtme është jo toksike, pastron lëkurën tuaj pa e rënduar ose mbitharë atë si dhe largon të gjitha puçrrat dhe aknet në fytyrën tuaj.

Përbërësit:

Sodë bikarbone (sodë buke)

Vaj kokosi

Mënyra e përgatitjes:

Nuk ka sasi të caktuar për këtë maskë dhe ju mund ta përshtatni atë me llojin dhe nevojat tuaja të lëkurës.

Njerëzit me lëkurë të ndjeshme duhet të përdorin një raport 2 me 1, prej dy porcione të vajit të kokosit me një porcion sode buke.

Ata që dëshirojnë ta pastrojnë thellësisht lëkurën e tyre duhet të përdorin pjesë të barabarta të secilit përbërës pra 1: 1.

Kombinoni përbërësit në një tas të vogël, por sigurohuni që t’i përzieni mirë.

Pasi ta përzieni mirë këtë recetë, aplikoni atë në fytyrën tuaj, masazhoni butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet