Snowden dëshiron të kthehet në SHBA nëse i garantohet gjykim i drejtë

“Kërkesa ime e vetme është që gjykimi të jetë i drejtë, por qeveria amerikane nuk e garanton atë sepse nuk do të më lejojë të përfitoj nga mbrojtja e interesit publik”, tha.

Ish-agjenti i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden, të martën deklaroi se dëshiron të kthehet në SHBA nëse i garantohet gjykim i drejtë.

“Unë dua të kthehem në SHBA, ky është qëllimi im përfundimtar”, tha ish-agjenti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për CBS. “Nëse do të kaloj pjesën tjetër të jetës time në burg, kërkesa ime e vetme është që gjykimi të jetë i drejtë, por qeveria amerikane nuk e garanton atë sepse nuk do të më lejojë të përfitoj nga mbrojtja e interesit publik”, tha ai.

Libri i tij, Procesi i Përhershëm, do të botohet të martën.

Snowden, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruan një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria amerikane, mori azil në Rusi në 2013 pasi u akuzua për spiunazh.

Leja e tij e qëndrimit në Rusi u vazhdua deri në vitin 2020.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet