Sllovenia vendos gardhe shtesë në kufirin me Kroacinë

Sllovenia ka filluar instalimin e një gardhi shtesë përgjatë kufirit me Kroacinë, në një sektor ku janë raportuar këtë vit numri i rritur i hyrjeve të paligjshme, përgjatë lumit Kupa, njoftuan sot mediat sllovene.

Sipas POP-TV, ndërtimi i një gardhi të ri katër kilometër të gjatë në shtrirjen midis fshatrave Zunic dhe Zilje, pritet të përfundojë javëve të ardhshme.

Pas kësaj, kufiri në Kupa midis Vinicës dhe Zunic, ku ka pasur shumë vendkalime të paligjshme sivjet, do të mbrohet praktikisht plotësisht.

Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka treguar që pengesat teknike shtesë në kufi po vendosen në vendet ku është e nevojshme të ndalohet migrimi i paligjshëm, raporton Hina.

“Vendosja e pengesave në kushte konkrete merret në bazë të vlerësimeve dhe propozimeve konkrete policore,” tha Ministria e Brendshme e Sllovenisë në një deklaratë, transmeton KosovaPress.

Sllovenia ka vendosur pengesa teknike për të ndaluar valën e migrantëve në mes të krizës së madhe të migracionit 2015-2016. Qeveria njoftoi këtë verë se do të ngrejë një shtesë prej 40 kilometrash rrethimi, në rrugët më të rrezikshme dhe të paligjshme të migracionit.

Aktualisht, ekzistojnë 179 kilometra “pengesa teknike të përkohshme” në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, nga të cilat 116 kilometra janë tela gjemborë dhe 63 kilometra me gardhe panelesh.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet