Sllovaki, hoteli avangard që duket si një galeri arti

Hoteli Galeria, i cili ndodhet në Bratislavë, tërheq vëmendjen me pamjen e saj avangarde, ndërsa duket edhe si një galeri arti.

 Hotelet në mbarë botën përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për të tërhequr vizitorë, për çka edhe garojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira, por hoteli Galeria në Bratislavë të Sllovakisë, ka vendosur të shkojë një hap më tej dhe të lidhë artin me arkitekturën dhe turizmin.

Ky hotel, i cili është ideal për ata që duan ngjyra të ndezura, tërheq vëmendjen me pamjen e saj avangarde dhe duket edhe si një galeri arti. Mysafirët kanë rastin të akomodohen në dhomat e larmishme me mundësinë e shfrytëzimit të shërbimeve të shumta.

Si pjesa e jashtme ashtu edhe ajo e brendshme e hotelit risjellin veprat e piktorëve, themelues të drejtimeve të artit të famshëm të cilat edhe sot e kësaj dite tërheqin vëmendjen dhe janë tema të bisedave të shumta.

Hoteli nuk është interesant vetëm për ata që merren me artin, hotelerinë apo arkitekturën, por edhe fotografinë dhe marketingun, kurse vizitorëve u ofrohet një eksperiencë e paharrueshme./AA

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet