Skuadra nga Premier Liga me ofertë zyrtare prej 28 milionë eurosh për Vedat Muriqin

Kanë mbetur edhe tre ditë deri në fund të afatit kalimtar dimëror, kurse zërat për transferime të bujshme eventuale, sa vijnë e shtohen.

Padyshim se vëmendja jonë është te sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi, për të cilin po interesohen shumë skuadra.

Manchester United dhe Tottenhem janë ekipet më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, por së fundi ka hyrë në garë edhe Burnley.

Madje, sipas “Milliyet”, skuadra londineze ka dërguar ofertë zyrtare prej 28 milionë eurosh, vetëm e vetëm që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit fantastik të përfaqësuesit “verdhë e kaltër”.

Ende nuk dihet nëse klubi i madh turk ka kthyer përgjigje apo jo, por kujtojmë se më herët drejtuesit e klubit nga “Sukru Saraçoglu” kanë thënë se do ta refuzojnë secilën ofertë, pasi Muriqin deri në verë, e konsiderojnë të pashitshëm .

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet