Skrinar mund të transferohet tek Real Madrid

Milan Skriniar duket se është duke luajtur sezonin e tij të tretë dhe të fundit me skuadrën e Interit, pasi e ardhmja e mbrojtësit sllovak është në kampionatin spanjoll, atje ku Barcelona e Real Madrid janë në garë mes tyre për ta transferuar.

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan për një negociatë të avancuar me zikaltërve dhe drejtuesve të Barcelonës, për transferimin e mbrojtësit, por së fundi ka qenë Mithat Halis, ish menaxher i sllovakut, që ka futur në lojë fuqishëm Realin e Madridit.

“Barcelona dhe Reali i Madridit duelojnë prej kohësh për të marrë Milan Skriniar, por sipas informacioneve që kam unë, negociatat kanë avancuar me “Los Blancos”, që pritet të marrin mbrojtësin në verë”, deklaroi Halis.

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet