“Skopje Classic Day 2018”, ekspozitë e automjeteve klasike në Shkup

Një mostër shumë interesante për vizitorët ishte automjeti historik Mercedes Benz 230/6 W 114, ose i njohur si Mercedesi i Titos, i cili u shfaq për herë të parë në Shkup.

Mercedesi i zi, seria 230/6 W 114 ose i njohur si Mercedesi i Titos dhe rreth 50 automjete luksoze dhe dhjetëra motoçikleta ishin pjesë e ekspozitës “Skopje Classic Day – 2018”, që u mbajt të dielën në Shkup.

Në mesin e oldtajmerëve më interesantë ishin rreth dhjetë të tillë që u sollën nga Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Gjermania, që ishte hera e parë e tyre që shfaqen në Maqedoni.

Automjetet e ekspozuara ishin më të vjetër se 35 vjet, që ishte edhe kushti për të marrë epitetin e oldtajmerit.

Një mostër shumë interesante për vizitorët ishte automjeti historik, i ruajtur mirë, që le përshtypjen se tani ka dalë nga fabrika, Mercedes Benzi 230/6 W 114, ose i njohur si Mercedesi i Titos, i cili u shfaq për herë të parë në Shkup.

Krahas tij, vëmendjen e vizitorëve e tërhoqi edhe Fordi kuq e bardh nga viti 1959.

Organizatorët planifikojnë ta kthejnë ngjarjen në një traditë./AA

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet