Skenari i mundshëm: A do të shkaktojë vetëizolimi rritje lindshmërie?

E teksa po ballafaqohemi me jetë të shuara gjatë pandemisë së koronavorirusit, po flitet gjithashtu se kjo çfarë po kalon një pjesë e mirë e botës mund të çojë në shtim popullsie si pasojë e shtimit të lindjeve .

Pra, 9 muaj pasi dikush ose diçka i detyron njerëzit që të mos nga shtëpitë e tyre, kjo mund të çojë në që niveli i lindjeve të rritet ndjeshëm.

Pavarësisht nëse është një fatkeqësi natyrore, luftë apo pandemi si kjo që po trondit aktualisht botën, njerëzit në këto situata shpesh kthehen në gjendje natyrore.

Pyetja është nëse kjo pandemi globale e shkaktuar nga virusi SARS-COV-2 do të ketë të njëjtin efekt tek popullata. Ne do ta dimë këtë në fund të vitit.

Një nga ata që beson në një skenar të tillë është Dr. Michael Cackoviç nga Universiteti Shtetëror i Ohio-s, i cili është specializuar në mjekësinë prenatale.

Sipas mendimit të tij, ka prova për të treguar se një qëndrim më i detyruar brenda në shtëpi çon në një rritje të nivelit të lindjeve. Fatkeqësisht, në raportet shkencore për këtë temë, statistikat ndryshojnë dhe nuk janë konsistente.

Në një intervistë për portalin Romper, Cackoviç deklaroi se ekzistojnë disa faktorë që mund të kontribuojnë që shumë gra që mbeten shtatzënë në këtë periudha, dhe një nga kryesorët konsideron rritjen e dëshirës seksuale që zhvillohet te njerëzit që janë të detyruar të jenë në izolim.

Sidoqoftë, situata me COVID-19 është pak më ndryshe. Deri më tani, nuk është një kërcënim që do të paralizonte zonat më të mëdha të botës dhe shumica e njerëzve aty vijojnë jetën normalisht. Pra, nuk është e mundur të jepet një përgjigje e thjeshtë për këtë pyetje.

Ajo që s’përbën habi është fakti se në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, gjithsesi numri i të porsalindurve do të rritet ndjeshëm. /tesheshi.com/

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet