Skandaloze! Sigurimi kosovar sulmon portierin e skuadrës U21 të Turqisë, përleshje në zhveshtore (Video)

Kosova U21 ka arritur të mposhtë bindshëm Turqinë, me rezultatin 3-1, mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe.

Por një incident skandaloze ka ndodhur pas takimit të përfaqësueses së Kosovës U21 me Turqinë. Sigurimi ka rrahur portierin e Turqisë pas ndeshjes, raporton reporteri.net, përcjell Gazeta e Re.

Kjo ka bërë që më pas trajneri turk të përleshet fizikisht me sigurimin.

Në videon që ka siguruar Reporteri.net trajneri turk thotë se kjo është një rast skandaloz, dhe kërkon menjëherë kapjen e personit i cili ka sulmuar brutalisht portierin turk.

 

Në një tjetër video dëgjohen zëra brenda zhveshtores.

 

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga palët.

Ndryshe, me këtë triumf, Kosova mori vendin e parë në grup, me 6 pikë në dy ndeshje, duke lënë pas Turqinë me 4 pikë në 3 ndeshje dhe Shqipërinë me 2 pikë në 3 ndeshje.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi

Të ngjajshmet