Skandaloze! Kërcënohet gazetari dhe kameramani nga pronarët e kompanisë “Abi Çarshia” (Video)

Sot gjatë aksionit të inspektoratit të Komunës së Prizrenit në qendrën tregtare “Abi Çarshia”, kameramanët dhe gazetarët kanë pas momente jo të këndshme gjatë punës së tyre, ata janë sulmuar nga djali i pronarit të kompanisë “Abi Çarshia” E.F i cili ka kërcënuar me fjalët “vazhdo se për toke të përplasi”, shkruan RTVBESA.

Kërcnohet dhe sulmohet gazetari dhe kamermani nga pronarët e kompanisë “Abi Qarshia” …!

Kërcnohet dhe sulmohet gazetari dhe kamermani nga pronarët e kompanisë “Abi Qarshia” …!Sot gjatë aksionit të inspektoratit të Komunës së Prizrenit në Abi Qarshia kamermanët dhe gazetarët kanë pas momente jo të këndshme gjatë punës së tyre,ata janë sulmuar nga djali i pronarit të kompanisë “Abi Qarshia” E.F i cili ka kërcnuar me fjalët “vazhdo se për toke të përplasi”

Publiée par RTV BESA sur Vendredi 19 juillet 2019

Ndryshe, inspektorati ka pasur aksion për rrënimin e objektit të njëjtë edhe në muajin gusht të vitit të kaluar, kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër. Por pas ndërhyrjes, me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati është detyruar të mos merr asnjë veprim derisa të bëhet revidimi i lejes nga ana e investitorit. Por pasi që investitori përsëri nuk ka mundur të pajiset me leje për shkak se në atë zonë është paraparë plani rregullues i hollësishëm, dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar punimet në mënyrë ilegale për ndërtim të objektit, Inspektorati është obliguar të rimerr vendimin për rrënim.

Vendim për rrënimin e sotëm të objektit është marrë nga Drejtoria e Inspektorateve dhe për këtë është njoftuar dhe është kërkuar me shkresë zyrtare asistimi edhe nga ana e Policisë. Gjithashtu prezentë gjatë aksionit të sotëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e mediave, të cilët kanë dëshmuar në disa raste pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Komuna Prizrenit është e vendosur ta zbatojë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e komunës, pa përjashtim.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet