Skandaloze – Kamarieri në Londër nuk e shërben shqiptarin për shkak të rrobave (Foto)

Një ndërtimtar shqiptar është përjashtuar nga një kafeteri në Londër për shkak të rrobave të tij. Alban Saiti 35-vjeçar provoi të merrte një kafe në “Raoul’s”, por një gjë e tillë nuk iu lejua “sepse kishte rroba të ndyta”.

“Ne nuk mund të ju shërbejmë juve. Ju jeni të ndytë”, i kishte thënë kamerieri atij. Saiti ka thënë për “The Sun” se i ishte përgjigjur menjëherë kamerierit sepse ishte ndjerë shumë keq. “I thashë unë nuk punoj në një zyrë, jam ndërtimtar. Çfarë duhet të bëj, të zhvishem?”.

Saiti thotë se ka jetuar në Londër që 20 vite dhe se nuk është poshtëruar kurrë kaq keq në jetën e vet, shkruan koha.net. Ndërkohë pronarja e kafeterisë, Geraldine Leventis ka thënë se “Saiti nuk ishte i pistë, por kishte rroba të ndërtimtarëve me njolla në pantallona”.

“Nuk po them asgjë kundër, por në të kaluarën kemi pasur ndërtimtarë që kanë ardhur dhe i kemi kthyer sepse kanë pasur rroba të ndërtimtarëve. Njerëzit e kundërshtojnë atë vendim. Por ne nuk i largojmë njerëzit pa arsye. Kërkojmë falje nëse kjo nxjerr probleme”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër pas publikimit të rastit nëpër mediat lokale, me mijëra përdorues të rrjeteve sociale reaguan ashpër për sjelljen e pronarit. Ata tregojnë se gati çdo ditë hasin në këso soj trajtimesh “raciste”, dhe ndihen nën presion, kur ulen në ndonjë lokal luksoz.

 

 

 

Kategoritë
DIASPORA

Të ngjajshmet