SKANDALOZE: Edhe pas vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, drejtori i Arsimit në Dragash shkon në punë (Dokument)

Gjykata e Apelit ka nxjerr një vendim të formës së prerë, vendim i cili ia ndalon ushtrimin e funksionit të Drejtorit të Arsimit në Komunën e Dragashit Hajri Ramadani. Por përkundër këtij vendimi, ai vazhdon të punojë, duke e injoruar institucionin në fjalë.

1

Opozita në Dragash, thotë se Komuna e Dragashit po qeveriset papërgjegjshëm, deri në shkallën e mosrespektimit të vendimeve të formës së prerë të Gjykatës së Apelit. “ Dragashi është jashtë orbitës së funksionimit normal të institucioneve, prandaj këtu ka absurditete të llojllojshme, deri te absurdi i llojit të vetë kur edhe pse merret vendimi i formës së prerë nga Gjykata e Apelit, drejtori tallet me tërë sistemin dhe shtetin dhe vazhdon të shkojë në vendin e punës në Drejtorinë e Arsimit” tha për Gazetaere Selim Kryeziu, kryetar i Degës së LDK-së në Dragash. Krerët e Institucioneve e kanë gojën plot me premtime se ne detyra publike nuk do të lejohen zyrtarët ndaj të cilëve do të hapen hetimet ndërsa u punojnë në detyra të larta udhëheqëse, në sektorë të rëndësishëm sic është arsimi njerëz me dënime të konfirmuara. Për një shtet normal, ky fakt do të quhej alarmant, dhe i tillë do të duhej të ishte edhe në Kosovë, prandaj që të mos e sfidoj në sistem të tërë komuna e vogël e Dragashit duhet reagim institucional. /Gazetaere.com /

Kategoritë
LajmeTema e DitësVendi

Të ngjajshmet