Skandaloze – Çka e shtyri ambasadorin e Kosovës ti thotë vetës ‘Fuqiplotë’

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, siç duket e ka në qejf veten, ai i ka dhënë epitete të larta dhe të çuditshme vetes.

Përmes një statusi të publikuar në Facebook, Arifi ka lavdëruar vetveten madje në atë masë duke thënë se është “Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë”.

Por Arifi del edhe me një sqarim në Facebook-un e tij privatë, duke shkruar se këtë “epitet” nuk ia ka dhënë vetes, por është Ambasada që e ka quajtur kështu.

Postmi i plotë

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe Avni Arifi ka dorëzuar Kredencialet tek Kryeministri dhe Zv. Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtari i Emirit të Dubait SH. T .Z Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum Ambasadori Arifi i ka përcjellë Shkëlqesisë së Tij konsideratat më të larta dhe mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të EBA dhënë Republikës së Kosovës. Ambasadori i Kosovës gjithashtu ka shprehur përkushtimin e pa rezervë për të dhënë kontributin në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Emirate”.

Sqarimi i tij:

Një sqarim për postimin e mëparshëm”:Ndonëse është profili im në postim në fund është e precizuar se autorësia e tekstit është e ambasadës e jo e imja. E titullin e plotë të ambasadorit nuk ja kam dhënë vehtes.
Me respekt

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet