Skandali seksual Oxfam, nën akuzë kreu i organizatës britanike

Zgjerohet dhe më tej rasti Oxfam, organizata humanitare që është përfshirë nga skandali seksual i radhës në vende të pazhvilluara. Në shënjestër ka përfunduar edhe shefi ekzekutiv Mark Goldring: tek gazeta britanike “The Times” është akuzuar se është bërë i vetëdijshëm në personin e parë për abuzime të tjera të supozuara të raportuara nga ish-garantuesja e brendshme për mbrojtjen e standardeve të sjelljes Helen Evans, e cila u shndërruar në personazh kyç në këtë çështje, por që i kishte injoruar ato.

Bëhet fjalë për episode të dyshimeve për ngacmime të kryer kundër një vullnetareje 14-vjeçare nga ana e një punonjësi të rritur në një nga dyqanet e menaxhuara nga shoqata humanitare në Mbretërinë e Bashkuara. Përtej shumë akuzave për abuzime të dyshuara, që janë mbajtur të fshehura në mënyrë që Oxfam të vazhdonte përfitimi financiar, është edhe përdhunimi i një gruaje nga ana e një operatori në Sudanin Jugor.

Evans, që ka kryer funksionin e saj nga 2012 deri në 2015, ka konfirmuar gjatë një interviste televizive se Goldring dhe zyrtarë të tjerë të Oxfam kanë anulluar një takim për të diskutuar dyshimet për abuzime të kryera nga funksionarë të OJQ-së. Ndërkohë për skandalin në fjalë, të hënën dha dorëheqjen numri dy i organizatës humanitare Penny Laërence. Për shkak të zgjerimit të këtij skandali qeveri britanike do të rishikojë financimin e saj. Vitin e kaluar Oxfam përfitoi mbi 37 milionë euro.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet