Skandal në afërsi të shkollës “Emin Duraku” Prizren, vajzat zihen për flokësh, djemtë bëjnë tifo (Foto)

Të bërtitura, grushte, shkulje flokësh e forcë. Janë këto pamje të denja për një ring që nuk njeh limite veprimesh, vijnë nga një shkollë në qytetin e Prizrenit.

Vajzat e shkollës “Emin Duraku” në Prizren pothuajse çdo ditë zihen mes vete në afërsi të objektit shkollor, raporton qytetari R.SH i cili ka dërguar edhe disa foto nga vendi i ngjarjes, përcjell Gazeta e Re.

Siç shihet edhe nga fotot të dërguara nga një lexuesi i “Gazeta e Re”, edhe sot kanë ndodhur të njëjtat skena.

“Pothuajse çdo ditë, gjatë orarit të pushimit të gjatë ka përleshje këtu, shpesh zihen femrat por ndonjëherë edhe meshkujt, nuk ndërhyn kërkosh e as autoritete e shkollës, këtu afër është edhe stacioni policor por nuk ka ndërhyrje” ka theksuar R.SH për rastin.

Ajo që është më tronditëse është fakti se shoqet dhe shokët e klasës janë thjesht spektatorë të sherrit dhe nuk ndërhyjnë t’i ndajnë dy vajzat që duket sikur po ndajnë pronën por në fakt me sa mësohet nga personi që ka çuar fotot janë zënë për një djalë.

Madje, edhe kur dy-tre prej tyre tentojnë t’i ndajnë, ka të tjerë të cilët insistojnë ti shikojnë vajzat në sherr e sipër. Në fund vajzat pasi janë përleshur dhe e kanë nxjerrë inatin me njëra-tjetrën, ngrihen, rregullojnë flokët dhe shkojnë nëpër bankat e tyre sikur nuk ka ndodhur asgjë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet