Skandal dopingu në Lojërat Olimpike Dimërore 2018

Patinazhisti Saito rezultoi pozitiv në testin e dopingut i cili u bë në bazë të mostrave të gjakut të marra pak para fillimit të Olimpiadës në Pyeongchang.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka skualifikuar garuesin japonez në patinazh të shpejtë Kei Saito nga Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) në Pyeongchang, për shkak se rezultoi pozitiv në testin e dopingut.

Në një deklaratë të CAS-it, thuhet se mostrat e gjakut të garuesit Saito, të marra para fillimit të Olimpiadës në Korenë e Jugut, zbuluan substanca të ndaluara dhe iu caktua masa e ndalesës në gara.

Saito është sportisti i parë që skualifikohet nga LOD në Pyeongchang dhe kjo nuk do të ndikojë në rezultatet përfundimtare, pasi ende nuk kanë filluar garat në disiplinat ku duhet të performojë.

Kategoritë
BotaLajmeSport

Të ngjajshmet