S’ka mrekulli për Italinë, Norvegjia kualifikohet në Kupën e Botës

Kombëtarja e Norvegjisë është kualifikuar në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1996, me fitore bindëse në shtëpi ndaj Estonisë.

Norvegjezët triumfuan me rezultat 4-1, duke shkuar në kuotën e 21 pikëve – gjë që matematikisht ia ka siguruar vendin e parë në fazën e grupeve dhe “biletën” për Kupën e Botës 2026.

Norvegjia ishte dominuese nga minuta e parë por që assesi s’ia doli ta gjejë rrugën drejtë rrjetës në 45 minutat e parë, pavarësisht tentimeve të shumta.

Mirëpo, e tërë situata ndryshoi në pjesën e dytë ku brenda 12 minutave, vendasit realizuan plot katër herë.

Alexander Sorloth zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur pas asistimiit të Berge (50’). I njëjti dyfishoi epërsinë vetëm dy minuta më vonë (52’).

Për golin e tretë pastaj u përkujdes Erling Haaland pas asistimit të Ryerson (56’).

Norvegjezi nuk u ndal më kaq për të shënuar edhe golin e fitores, këtë herë pas asistimit të Wolfe (62’).

E tëra që bëri Estonia ishte goli i nderit i realizuar nga Saarma (65’).

Kësisoj, Norvegjia vazhdon si lider me 21 pikë në grupin I, kurse Italisë tani duhet ta sigurojë një vend në Botëror vetëm përmes play-offit.

Kategoritë
Sport