Sixhadetë turke më të kërkuarat në tregun amerikan

Sixhadetë turke kanë hyrë në mesin e produkteve të pashmangshme të kontinentit amerikan gjatë procesit të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i llojit të ri (Covid-19), ku në plan të parë del higjiena.

Eksporti i sixhadeve turke në periudhën janar-tetor 2020 në këtë kontinent është rritur në 759 milionë e 537 mijë dollarë, ose 34,6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe

Salahattin Kaplan, Kryetari i Këshillit të Sektorit të Sixhadeve në Asamblenë e Eksportuesve të Turqisë (TIM), tha se nga Turqia sixhadetë më së shumti janë eksportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Amerika ndiqet nga Arabia Saudite, Gjermania, Anglia, Iraku, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Libia, Irani dhe Belgjika.

Duke tërhequr vëmendjen se higjiena ka dalë në plan të parë në kontinentet e Evropës dhe Amerikës, sidomos në pandeminë e koronavirusit, Kaplan tha: “Në këtë proces sixhadeja është bërë e pashmangshme për mjediset higjienike. Aktualisht sixhadeja turke renditet në mesin e markave më të kërkuara në tregun amerikan”.

Kategoritë
BotaLajme