Sistemi shëndetësor para kolapsit, kërkohet formimi i Qeverisë

Sistemi shëndetësorë para kolapsit, këtë e paralajmërojnë punëtorët shëndetësorë por edhe vet menaxhmenti i SHSKUK-së.

Buxheti i mangët përplasjet në mes të Ministrisë së shëndetësisë dhe menaxhmentit të SHSKUK-së po e shtyejnë shëndetësin në kolapës thonë përfaqësues sindikal.

Vakumi institucional ndoshta po i konvenon partive politike, por ato duhet të dinë se shëndetësia po vdes, thotë kryetari i Federatës sindikale të shëndetësisë Blerim Syla, i cili apelon tek politika që sa më parë të formojën Qeverinë, përndryshe mund të vije deri në mbyllje të të gjitha institucioneve shëndetësore në vend

Edhe Drejtori i përgjithëshëm i SSHKUK-së, Cur Gjocaj tregon se janë në gjendje shumë të vështirë.

Për shkak të vakumit institucional ka munngesë të furnizimit me barna e pacientët po i sulmojnë punëtorët shëndetësorë e jo politikën e cila është përgjegjëse për këtë gjendje thonë sindikalistët.

Buxheti i vogël për shëndetësi dhe vakumi institucional po shtyen pacientët kosovarë që mjekimin ta kërkojën jashtë shtetit. /rtk/

Kategoritë
LajmeShëndetësiVendi

Të ngjajshmet