Sirianët e Idlibit falënderojnë ushtarët turq: Na trajtojnë shumë mirë

Banorët sirianë të Idlibit falënderuan ushtarët turq që tregojnë mirësinë e tyre për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël.

Një video, e cila është publikuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në llogaritë e saj në rrjetet sociale, shfaq pamje të sirianë që jetojnë në Idlib.

Në këtë video, sirianët falënderojnë ushtarët turq për ndihmat e tyre dhe shprehen me këto fjalë: “Ushtarët turq tregojnë respekt për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Ata na trajtojnë shumë mirë. Janë dhuratë nga Zoti dhe me ta situata është më e mirë se në të kaluarën. Ata lanë familjet, vendit e tyre dhe erdhën këtu për ne. Tani janë këtu prej 3 vitesh. Me lejen e Allahut, gjendja do të jetë më e mirë nga tani e tutje. Ushtarët sillen shumë mirë me ne.”

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet