Siri – Terroristi i PKK-së pranon se janë trajnuar nga amerikanët

Terroristi bëri të ditur se në Aynularab në të ashtuquajturin kamp trajnimi u trajnua për një muaj së bashku me rreth 500 terroristë nga 5 shtetas amerikanë

Mahmud Hamid, një anëtar i organizatës separatiste terroriste PKK, i cili u kap në një operacion të zhvilluar dje në qytetin Al-Bab të Sirisë, pranoi se ata u trajnuan për një muaj me afërsisht 500 terroristë të tjerë nga 5 amerikanë.

Në dëshminë e tij, terrorist Mahmoud Hamid tha se ndërsa banonte në Al-Bab të pushtuar nga organizata terroriste DAESH, në 2015, ai emigroi në Menbixh me familjen e tij, ku u bashkua me organizatën separatiste terroriste KCK/PKK-PYD/YPG dhe shkoi në Aynularab (Kobani).

Ai bëri të ditur se në Aynularab në të ashtuquajturin kamp trajnimi u trajnua për një muaj së bashku me rreth 500 terroristë nga 5 shtetas amerikanë dhe më vonë pranuan të kryenin aktivitete të inteligjencës në emër të organizatës në qendër të qytetit Menbixh.

Terroristi në fjalë u arrestua me urdhër të prokurorit në Al-Bab dhe u dorëzua në burgun e qytetit.

Kategoritë
BotaLajme