Siri, të paktën 5 civilë të vrarë dhe 12 të plagosur në një su.lm terrorist në Tel Halaf

Të paktën pesë persona u vranë dhe 12 civilë të pafajshëm u plagosën në sulmin me bombë ndaj një biznesi në Tel Halaf, zonën e operacionit turk “Burimi i Paqes”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Të paktën pesë civilë janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga një sulm terrorist me bombë i organizatës terroriste PKK/YPG ndaj një biznesi në Tel Halaf, në zonën e operacionit antiterrorist turk “Burimi i Paqes”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim në Twitter, ministria tha se organizata terroriste PKK/YPG vazhdon të sulmojë civilët e pafajshëm sirianë.

“Të paktën pesë persona u vranë dhe 12 civilë të pafajshëm u plagosën në sulmin me bombë ndaj një biznesi në Tel Halaf”, shkroi Ministria e Mbrojtjes.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Kategoritë
BotaLajme