Siri Lanka i thotë “Stop!” thatësirës. Krijon shiun artificial

Siri Lanka ka kryer me sukses një test për krijimin e shiut artificiale në një rajon malor ku kultivohet çaji. Vendi e ndërmori këtë masë pasi kjo zonë goditet shpesh nga thatësira.

Por si u realizua ky test?

“Një aeroplan i Forcave Ajrore spërkati kimikate në re rreth 8.000 metra lartësi , duke nxitur shiun artificial, i cili mbushi rezervuarët në tokë në mënyrë që sigurojnë ujë për të gjeneruar energji hidroelektrike”, tha Ushantha Ëarnakumara, një zëdhënës në ministrinë e energjisë.

Ministria vendosi të krijonte shira artificiale sepse sezoni i thatë ka ulur nivelet e ujit në rezervuarët që përdoren për të gjeneruar energji hidroelektrike.

Tailanda ka dërguar një ekip të veçantë për të nisur projektin, pasi më parë ka siguruar njohuritë teknike, për të krijuar shira artificiale.

“Shirat artificiale të së premtes ishin një projekt pilot dhe ishte shumë i suksesshëm,” tha Ëarnakumara.

Ai shtoi se ministria do të vazhdojë të krijojë shirat artificiale gjatë dy javëve të ardhshme në malin e ishullit, ku gjenerohet shumica e energjisë hidroelektrike të vendit.

Siri Lanka kryesisht energjinë elektrike e prodhon nga shirat. Gjatë stinëve të thata, vendi përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë. Shumica e hidrocentraleve më të mëdhenj janë ndërtuar në mal, ku rriten lloje të çajit me famë botërore.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet