Sir Alex Ferguson rikthehet në Old Trafford pas operacionit

Ferguson mbërriti në “Teatrin e Ëndrrave”, në prag të ndeshjes së sotme të xhiros së gjashtë të Premierligës, në të cilën United është nikoqir i Wolverhamptonit.

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Fegruson, është rikthyer në Old Trafford, që është hera e parë pas operacionit të cilit iu nënshtrua në maj të këtij viti nga shkaku i një hemorragjie në tru.

Ferguson mbërriti në “Teatrin e Ëndrrave”, në prag të ndeshjes së sotme të xhiros së gjashtë të Premierligës, në të cilën United është nikoqir i Wolverhamptonit.

Në fund të korrikut, përmes faqes së internetit të klubit, Ferguson dërgoi një video-porosi në të cilën krahas falënderimeve për përkrahjet që ka marrë nga e mbarë bota, premtoi rikthim e shpejtë në tribunat e stadiumit.

“Më besoni, sikur të mos ishin njerëzit e spitalit të cilët shfaqën një kujdes të jashtëzakonshëm për mua, sot nuk do të isha këtu”, tha Ferguson.

Ai ka shtuar se :“Nga shkaku i kësaj ndjehesha me përulësi, si dhe nga shkaku i mesazheve të cilat i pranova nga e mbarë bota të cilët më dëshiruan shërim të shpejtë. Do të rikthehem për të parë ndeshjet”, shkroi mes tjerash Ferguson.

Manchester United përmes Twitterit ftoi tifozët të vijnë në tribuna për ndeshjen kundër Wolves 15 minuta para fillimit, për të nderuar menaxherin legjendar. Ndeshja fillon në ora 16:00.

Gjatë qëndrimit 26 vjeçar në klub, Ferguson ka fituar me Unitedin gjithsej 38 trofe.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet