Simptomat e dementia: Këto janë shenjat e hershme të dobësimit të trurit

Simptomat e dementia prekin rreth 850,000 njerëz në Britani të Madhe dhe për kurimin e gjendjes shpenzohen 26 miliardë funta në vit, sipas Shoqërisë Alzheimer.

Këto mund të jenë shenjat e hershme paralajmëruese të gjendjes neuro-degjeneruese.

Bërja e gabimeve të vogla gjatë detyrave të përditshme mund të jetë një shenjë e hershme e dementia, thonë shkencëtarët.

Lënia pa dashje e gotës së çajit, apo kafesë, apo kontrolli i qumështit në frigorifer, është shenjë se aftësia njohëse është duke u zbehur, tregon një studim i SHBA-së.

Ndryshimet e shpejta në disponim dhe sjellja po ashtu mund të jenë shenjë e hershme e dementia, sipas Alzheimer’s Disease International.

Depresioni mund të jetë po ashtu gjendje e gjendjes.

“Personi me dementia mund të tregojë më pak emocione se sa kishte pasur më herët”, thonë studiuesit.

Pacientët e prekur nga dementia po ashtu mund të tregojnë diçka, të cilën e kanë përsëritur më herët.

Përsëritja e fjalës, pyetjeve ose aktiviteteve mund të jenë shenjë e hershme e gjendjes, sipas Alzheimer’s Association.

Një në 14 persona mbi 65-vjeç do të zhvillojë dementia, tregojnë të dhënat. Një mbi 80-vjeç do të jetë i prekur nga gjendja.

Deri në vitin 2025, vlerësohet se numri i të prekurve nga dementia në Britaninë e Madhe do të arrijë në një milion./kp/

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet