“Simptoma të Covid-19 tek një lojtar dhe anëtar i stafit mjekësor të Fenerbahçes”

Klubi turk ka thënë se një futbollist dhe një anëtar i stafit mjekësor kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Klubi i futbollit Fenerbahçe njoftoi sot se një lojtar dhe një anëtar i stafit mjekësor kanë shfaqur simptoma të koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi i Stambollit në faqen e tij zyrtare tha se skuadra e futbollit, stafi teknik dhe personeli administrativ janë testuar në ambientet e klubit.

“Pas testeve, një nga lojtarët tanë dhe një anëtar i stafit mjekësor shfaqën simptomat e koronavirusit”, tha Fenerbahçe, pa përmendur emra.

Më tej klubi shtoi se personat e infektuar janë dërguar në spital për ekzaminim dhe trajtim të mëtutjeshëm.

Fundjavën e kaluar, lojtarët dhe stafi i ekipit të basketbollit Fenerbahçe Beko të Turqisë kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, njoftoi klubi.

“Simptomat e koronavirusit u zbuluan te disa prej basketbollistëve dhe stafit tonë gjatë kontrolleve rutinore”, tha klubi në një deklaratë të shtunën.

Turqia deri më tani ka konfirmuar 1,872 raste të pandemisë së koronavirusit, me 44 të vdekur, tha Ministria e Shëndetësisë.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 171 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur virusin pandemi globale.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani ka tejkaluar 435 mijë ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në mbi 19.500, kurse më shumë se 111.500 janë shëruar.

Megjithë, numrin në rritje të rasteve, shumica e atyre që kontraktojnë virusin vuajnë vetëm simptoma të lehta para se të shërohen.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet