Si ta largoni fryerjen e barkut pas iftarit?

Pas një dite të gjatë agjërim – pa bukë dhe ujë – është e vështirë që gjatë iftarit të kontrollohet sasia e ushqimit që marrim.

Sigurisht, nëse e teprojmë me ushqim – fryerja e barkut është e paevitueshme, por në të njëjtën kohë është edhe ndjesi e rëndë.

Përveç kësaj, fryerja e barkut mund të jetë një çrregullim i vazhdueshëm që ndodh pas çdo ushqimi pavarësisht sasisë që e marrim.

Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë krejtësisht natyrale dhe tejet e shëndetshme për ta evituar fryrjen e barkut dhe është çaji i xhenxhefilit.

Xhenxhefili përveç se është i mrekullueshëm në eliminimin e fryerjes gjithashtu me ekstraktet e tij qetësuese largon dhimbjen dhe irritimet nga zona e barkut.

Kështu që, mos rrini pa çaj xhenxhefili në shtëpi, është shumë i shëndetshëm dhe i nevojshëm.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet