Si mbërritën hetimet për pjesëtarin e FETO-s deri në Kosovë, ja prapa skena e ngjarjes…

Këtë të premte Prokuroria Speciale e Shtetit ka kërkuar 40 ditë paraburgim për shtetasin turk, Ugur Toksoy, i cili në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia, pretendohet se është pjesëtarë i organizatës terroriste FETO, -shkruan Gazeta e Re.

Ai ishte arrestuar të premten në Prizren dhe është sjellë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë ku dhe ka marrë pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës është bërë e ditur se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit Ugur Toksoy, për shkak të, siç thuhet, veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPK-së.

Por si mbërritën hetimet për Toksoy deri në Kosovë dhe si u deshifrua ai?

Sipas një artikulli të së përditshmes turke, ‘GunaydinGazetesi’ shkruar nga gazetari i njohur turk, Haydar Şengul, thuhet se emri i tij është zbuluar nga ish-kolegu i tij Muhammet Fatih Kılıç (pjesëtarë i këtij organizate) i cili pranoi se ishte pjesë e kësaj organizate dhe kërkoi të përfitoi nga ligji për ‘Falje Efektive’ duke bashkëpunuar me organet shtetërore.

Ai bëri rrëfime të rëndësishme për këtë organizatë ku tregoi se si kishte rënë në kurthin e FETO-s duke kërkuar kafshatën  bukës.

“Ishin hapur konkurset për mësimdhënës në shkollën ‘Burç Okulları’,  shkova në shkollë për t’u regjistruar. Ummu Kara, drejtori i kësaj shkolle më njoftoi për një aplikacion të mobilit të quajtur Bylock. Më tha, “Që nga sot me ne duhesh të komunikosh me këtë aplikacion”, e dhashë telefonin tim dhe më instaloi këtë program, përpos këtij programi ai me instaloi edhe disa programe të tjera ku bënin pjese hadithet-kuranore të cilët nuk e kisha dëgjuar më herët. Nga ky program here pas here me dërgonte informacione për shkollën. Pasi u mësova me programin e shtova edhe kolegët e tjerë qe ishin pjesë e se njëjtës organizate. Ndër ta ishte edhe Uğur Toksoy”, tha Fatih Kılıç.

“Unë kam punuar vetëm si arsimtar, nuk kam lidhje me këtë organizatë, nuk kisha informata se shkolla ku punoja ishte pjesë e fondacionit ‘Gylenist’, shokët e mi më tradhtuan, ndihem pishman andaj kërkoj të përfitoi nga ligji për ‘Faljen Efektive’ për këtë dhe kam bërë rrëfime të rëndësishme”, ishte deklarata me shkrim e Fatih Kılıç, i cili përveç kolegut të tij që operonte në Kosovë, dha edhe shumë emra të tjera. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet