Si duhet parë Shteti Osman?

Vlerësimi i trashëgimisë së lënë prej osmanëve nuk është një vlerësim që ka mbetur në të shkuarën ose që ka të bëjë me të shkuarën, është një pozicionim në raport me të sotmen dhe të ardhmen.

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Ekzistojnë çështje të tilla që për t’i zgjidhur nuk mjafton të kesh të drejtë. Edhe trashëgimia e lënë nga Shteti Osman është një prej këtyre çështjeve. Aspekti se si duhet parë Shteti Osman është një temë që diskutohet vazhdimisht. Së fundmi, Kryetari i Shtetit të Libanit, Michel Aoun gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e 100-vjetorit të çlirimit, duke u shprehur se me mbështetjen e francezëve fituan pavarësinë, akuzoi Shtetin Osman për zbatim të terrorit shtetëror. Akuza të tilla herë pas here mund të hasen edhe në literaturën Perëndimore dhe tekstet shkollore të disa vendeve arabe.

Një shtet që ka mbisunduar për 600 vjet dhe zbatimet e tij padyshim që mund të kritikohen nga shumë aspekte. Por akuzat për uzurpim, presion ndaj identiteteve dhe kulturave të ndryshme, akuza që mund t’u drejtohen lehtësisht vendeve imperialiste do të jenë një shpifje e hapur. Qarqe të caktuara në Turqi, në kundërshtim me atë që thamë më lart, e kritikojnë Shtetin Osman për moszbatimin e politikave asimiluese ndaj diversiteteve (fetare, kulturore). Sipas atyre, nëse do të ishte ndjekur një politikë e tillë, në hapësirat gjeografike të administruara nga Osmanët sot do të kishte më shumë turq dhe myslimanë. Po të kemi parasysh se shoqëritë e udhëhequra nga Anglia dhe Franca sot ato u ngjajnë më shumë këtyre vendeve, shohim se këto pretendime nuk janë të pabaza. Por menjëherë duhet përmendur se mosndjekja e një politike të tillë nga Shteti Osman është një nga elementet që e veçon atë nga vendet imperialiste.

Pax Ottomana (Paqja Osmane, periudhë pa luftëra në historinë e Perandorisë Osmane)

Hapësirat gjeografike që Shteti Osman i sundoi prej shumë shekujsh sot janë pothuajse në një pellg gjaku. Ballkani, Lindja e Mesme, Afrika për shumë shekuj u administruan prej Shtetit Osman në paqe me një pluralizëm që nuk arrihet madje edhe sot e kësaj dite dhe duke respektuar fetë dhe kulturat e ndryshme. Një fakt konkret i kësaj është se në kohën e udhëheqjes osmane të gjithë mund të përdornin gjuhën e tyre dhe mund të jetonin sipas kulturës dhe fesë së vet, madje kjo vazhdon në të njëjtën mënyrë edhe sot e kësaj dite pas tërheqjes së Osmanëve. Toleranca osmane përmendet në literaturë si “Pax Ottomana”. Vlera pluraliste e siguruar prej Shtetit Osman çmohet edhe më shumë kur krahasohet me trajtimin e vendasve amerikanë pas “zbulimit” të Amerikës duke zhdukur fenë, gjuhën dhe kulturën e tyre si dhe faktin se pavarësisht se Anglia ka qëndruar përafërsisht 150 vjet në kontinentin e Nën Indisë, vendet e themeluara në këtë hapësirë gjeografike kanë anglishten si gjuhë të tyre zyrtare.

Nëse do të ishte ashtu siç pretendohet, nëse Shteti Osman do të kishte ndjekur politika shtypëse ashtu siç kanë bërë shumë vende imperialiste Perëndimore, do të ishte shumë vështirë që Kryetari i Shteti të Libanit të kishte emrin “Michel Aoun” dhe të qëndronte i krishterë. Fjalët e shkrimtarit që botuar shumë vepra të vyera dhe është libanez dhe i krishterë si vetë ai (Aoun), Amin Maalouf janë si një përgjigje për Kryetarin e Shtetit të këtij vendi. Maalouf thotë: “Asnjë fe nuk është abstraktuar nga mostoleranca. Por nëse do të bëhej një bilanc i këtyre dy feve “rivale”, atëherë islami nuk do të dukej hiç keq. Nëse të parët e mi nuk do të ishin të krishterë të një vendi të ngadhënjyer prej ushtrive myslimane, por do të ishin myslimanë të një vendi të ngadhënjyer nga të krishterët, nuk mendoj se ata do të mund të vazhdonin të jetonin në fshatra dhe qytete për katërmbëdhjetë shekuj duke ruajtur besimin e tyre. Me të vërtetë, çfarë ndodhi me myslimanët në Spanjë? Po me myslimanët në Sicili? Ata u zhdukën, u masakruan deri sa nuk mbeti një njeri i vetëm, ose u detyruan të syrgjynosen ose u detyruan me forcë të bëhen të krishterë”.

Edhe fjalët e përdorura nga profesori izraelit i historisë, shkrimtari i shumë i dëgjuar i kohëve të fundit, Yuval Noah Harari në një deklaratë për gazetën turke “Hurriyet” demonstrojnë në mënyrë të qartë Paqen Osmane (Pax Ottomana) dhe tolerancën e saj: “Në Evropën e Mesjetës nuk bëhej fjalë për tolerancë. … në vitet 1600 në Paris të gjithë ishin katolikë. Kur një protestant hynte në qytet atë e vrisnin. Në Londër të gjithë ishin protestantë. Kur një katolik hynte në qytet atë e vrisnin. Në ato vite hebrenjtë u dëbuan nga Evropa… Askush nuk i donte myslimanët. Por në të njëjtën periudhë, në Stamboll, sekte të ndryshme, myslimanët, katolikët, armenët, ortodoksët, grekët, bullgarët jetonin pranë njëri-tjetrit të lumtur”.

Instrumentalizimi i historisë ose vazhdimi i copëtimit të hapësirës gjeografike osmane

Akuzave ndaj Shtetit Osman mund t’u japim përgjigje si ato më lart ose në shumë mënyra të tjera të ngjashme. Por çështja nuk është kjo. Çështja është strategjia imperialiste “copëto-ndaj-udhëheq”. Islami, që për shekuj është vlera më e rëndësishme për parandalimin e copëtimit dhe sigurimin e paqes, do të pranohet apo jo edhe sot e kësaj dite në të njëjtën mënyrë si një vlerë referuese. Pas copëtimit të Perandorisë Osmane, kërkohet të copëtohen edhe vendet që dolën pas rënies së saj (vendet në Ballkan, Lindje e Mesme, Afrikë). Këto hapësira gjeografike copëtohen edhe më shumë me identitete etnike, fetare, kulturore, kombëtare që krijohen në nivel mikro. Ky është kuptimi i konflikteve dhe operacioneve që bëhen për përcaktimin (shënimin) e kufijve të rinj në këto hapësira gjeografike. Në këtë suazë, historia instrumentalizohet sipas mjeteve imperialiste. Në këtë situatë të thuash: “lërja historinë historianeve, mos e instrumentalizoni atë” nuk sjell asnjë rezultat. A mund të mendohet që qëllimet imperialiste që instrumentalizojnë çdo gjë të heqin dorë nga instumentalizmi i historisë?

Atëherë çfarë duhet bërë?

Për këtë arsye vlerësimi i trashëgimisë së lënë prej osmanëve nuk është një vlerësim që ka mbetur në të shkuarën ose që ka të bëjë me të shkuarën. Është një pozicionim në raport me të sotmen dhe të ardhmen. Për shkak të “virusit të perëndizimit” (westernization) që kishin marrë një pjesë e rëndësishme e intelektualëve dhe politikanëve në kohën e Shtetit Osman dhe Republikën e Turqisë nuk mund të thuhet se ata e kanë kaluar mirë këtë sprovë. Intelektualët dhe politikanët e shkëputur nga shoqëria, traditat dhe vlerat e tyre për shkak të perëndizimit janë bërë figurantë të ideve të prodhuara në Perëndim dhe që sollën copëtimin e Perandorisë Osmane. Të njëjtin këndvështrim kanë ndaj Osmanlinjve dhe vendit të tyre edhe intelektualët dhe politikanët e vendeve që sot ndodhen në ish-hapësirën gjeografike osmane, të cilët kanë kaluar nga filtri i perëndizimit.

Kurse gjendja e sotme në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nuk është shumë ndryshe nga e kaluara. Këto vende përballen edhe më shumë me kërcënimin e copëtimit. Destinacioni ku mund ta çojnë vendin e tyre intelektualët dhe politikanët e shkëputur nga shoqëria, historia, tradita e vet nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse një copëtim edhe më të madh. Për këtë arsye e shkuara dhe e sotmja duhen parë në një mënyrë më paqësore me historinë, shoqërinë dhe rajonin, por duke qenë i vetëdijshëm për qëllimet imperialiste.

Akademikët, intelektualët, dijetarët, opinionistët, politikanët dhe njerëzit e matur nga çdo rajon duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët dhe nuk duhet të lejojnë që historia të kthehet në një instrument dhe që rajoni të copëtohet edhe më shumë. Çështja nuk duhet parë vetëm nga dritarja e ofruar dhe duke shpërfillur qëllimet politike. Nuk duhet hapur porta për ata që vijnë nga jashtë rajonit me qëllime copëtuese, por duhen pranuar më shumë idetë çimentuese që vijnë nga historia, tradita dhe qytetërimi i vet. Në të kundërt vendet dhe njerëzit e rajonit do t’i kundërvihen njëri-tjetrit, do të kthehen në një gjendje pasive, do të bëhen të paaftë (mosfunksionim) dhe do të bëhen më lehtë lodër e imperializmit.

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet