Shtrenjtohen produktet edhe për Bajram

Çmimet e produkteve elementare në Kosovë sa shkojnë e ngritën. Madje kjo ndodh edhe më shumë në prag festash. Të papërballueshme këto çmime i vlerësojnë edhe qytetarët e edhe ekspertët. Nga Agjencia e Statistikave tregojnë cilat çmime u ngritën dhe tek cilat produkte.

Në prag të festës së Fitër Bajramit qytetarët po ankohen për ngritje çmimesh.

Konsumatorët flasin për KosovaPress duke thënë se këto çmime i kanë të papërballueshme.

Ngritje e çmimit është evidentuar tek buka, mishi, kafeja, rryma, perimet dhe derivatet.

Këtë e thotë zyrtari për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Raif Gashi.

Ai për KosovaPress ka deklaruar se ka lëvizje të çmimeve të konsumit në këtë periudhë prej 1.3 për qind.

Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa thotë se çmimet e produkteve elementare janë të papërballueshme për kosovarët.

Për KosovaPress ai shpjegon raportin gjerman, ku Kosovën e rendit të gjashtën në listën e çmimeve, ndërsa Zvicrën në vendin e parë.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se shporta familjare me produkte të konsumit ka shënuar ngritje.

Po ashtu, ai ka veçuar, se tregtarët përveç çmimeve, manipulojnë me cilësinë, sasinë dhe afatin e produkteve.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet