Shtohen dyshimet për vaksinën e Oksfordit pasi u konfirmua një gabim në prodhim

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë pranuar se ndodhi një gabim gjatë testimit të vaksinës së koronavirusit, i cili ngre shumë pikëpyetje në lidhje me rezultatet paraprake që ata kanë lëshuar.

Njoftimi u bë të hënën, vetëm disa ditë pasi kompania dhe universiteti njoftuan se vaksina e tyre ishte 70 për qind efektive, për të mos përmendur pse disa nga pjesëmarrësit në studim nuk morën dozën e plotë gjatë të parës nga dy vaksinat, shkruan revista Time.

Në fakt, më vonë doli se grupi që mori një sasi më të vogël të vaksinës ishte më i mbrojtur sesa vullnetarët që morën dy doza të plota.

Në grupin e dozave të ulëta, sipas AstraZeneca, vaksina duket të jetë efektive në 90 për qind të rasteve, ndërsa në grupin që mori dy doza të plota, efektiviteti ishte 62 për qind. Kombinuar të dy grupet, kompania tha se vaksina funksionoi në 70 për qind të rasteve. Sidoqoftë, mënyra se si u morën rezultatet bëri që shumë ekspertë të rishikojnë metodat e tyre.

Rreth 2,741 individë morën gjysmën e dozës së vaksinës, e ndjekur nga doza e plotë. Gjithsej 8,895 njerëz morën dy doza të plota.

Kategoritë
BotaLajme