Shteti mbledh 2 milionë euro nga dënimet e qytetarëve për maska

Në bazë të ligjit anti-COVID, policia ka shqiptuar rreth 55 mijë gjoba për personat që shkelën masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Policia e Kosovës ka filluar me shqiptimin e gjobave që nga 26 gushti, ku deri më sot janë dhënë saktësisht 54,934 gjoba.

Personat që nuk kanë bartur maskën janë dënuar me nga 35 euro, kështu parasheh ligji antiCOVID-19.

Nëse llogaritet numri total i gjobave të shqiptuara me shumën prej 35 eurosh i bie që Policia e Kosovës ka arritur të mbledh 1 milion e 922 mijë e 690 euro nga dënimet e shqiptuara, deri më tani.

Si edhe në shumë vende të botës bartja e maskës në publik vazhdon të mbetet obligative edhe në vendin tonë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet