Shtëpia me rrota (Video)

Automjeti rekreativ Jayco Embark Luxury ofron komoditetin e një shtëpie të vërtetë pa shumë kompromis.

Për ata që adhurojnë udhëtimet, por që dëshirojnë të marrin shtëpinë e tyre kudo që shkojnë, Thor Industries dhe Spartan Specialty Vehicles kanë bërë këtë makinë që përfaqëson timonin e duhur.

Këtu është gjithçka që ju duhet për të gëzuar komoditetin e shtëpisë tuaj – një sistem multimedial me një TV të madh, 50-inch LED HD dhe 32-inch LED HD TV në dhomë gjumi me krevat dopio, plotësisht pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme, duke përfshirë një frigorifer të madh, larje dhe tharëse.

Jayco është i pajisur me banjo, lavaman dhe tualet, dhe në vendin e shoferit dhe bashk-shoferit janë dy karrige luksoze, të cilat kur automjeti nuk është në lëvizje, bëhen pjesë e mobilieve në dhomën e ndenjës.

Automjeti është i bazuar në modelin Spartan K1 dhe është mundësuar nga një motor nafte Cummins me 360 kuaj fuqi.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet